KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Irani paralajmëron: Do ta mbyllim Ngushticën e Hormuzit nëse sulmohemi sërish nga SHBA-ja

Irani paralajmëron: Do ta mbyllim Ngushticën e Hormuzit nëse sulmohemi sërish nga SHBA-ja

Irani do të mbyllë Ngushticën e Hormuzit në rast të ndonjë sulmi të ri amerikan, ka deklaruar një burim iranian i sigurisë për televizionin shtetëror Press TV.

Ky paralajmërim erdhi pasi presidenti amerikan Donald Trump, gjatë samitit të NATO-s në Turqi, deklaroi se SHBA-ja do të “godasë përsëri fuqishëm sonte” Iranin, raporton Sky News.

“Strategjia e re e Iranit është që pas çdo sulmi, Ngushtica e Hormuzit do të mbyllet plotësisht”, tha burimi.

Bëhet fjalë për një rrugë detare me rëndësi të jashtëzakonshme për ekonominë globale, përmes së cilës në kushte normale kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm.

Përveç mbylljes së Ngushticës, burimi paralajmëroi se Irani, pas çdo sulmi amerikan, do të kryejë goditje ndaj “të paktën dyfishit të numrit të objektivave”. Ai dërgoi gjithashtu një kërcënim të tërthortë ndaj aleatëve të SHBA-së në rajon.

“Çdo kërcënim do të përballet me një përgjigje të fuqishme. Irani nuk bën dallim mes SHBA-së dhe partnerëve të saj rajonalë”, shtoi ai.

Ndërkohë, si përgjigje ndaj sulmeve të fundit amerikane, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit njoftoi gjatë natës se kishte goditur 85 pika ushtarake amerikane në Bahrein dhe Kuvajt.

Kërcënimi i ri për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit vjen pavarësisht deklaratës së presidentit amerikan se Irani “nuk mund të bëjë asgjë” për të ndaluar sulmet e mëtejshme.

Megjithatë, zhvillimet e deritanishme të konfliktit kanë treguar se pikërisht presioni ekonomik përmes Ngushticës së Hormuzit, në të kaluarën, e ka detyruar SHBA-në të ulet në tryezën e negociatave. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.