KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Aleatët e NATO-s konfirmojnë ‘angazhimin e hekurt’ ndaj mbrojtjes kolektive në deklaratën e samitit

Aleatët e NATO-s konfirmojnë ‘angazhimin e hekurt’ ndaj mbrojtjes kolektive në deklaratën e samitit

Aleatët e NATO-s kanë pohuar “angazhimin e tyre të hekurt” ndaj mbrojtjes kolektive sipas paktit të Nenit 5 të aleancës në një deklaratë në samitin e tyre në Ankara.

Në deklaratën e tyre, aleatët evropianë dhe Kanadaja thanë se po merrnin përgjegjësi më të madhe për mbrojtjen e aleancës, pasi aleatët njoftuan më shumë se 50 miliardë dollarë në prokurime të reja, transmeton Telegrafi.

Kjo përfshin investime të konsiderueshme në armë precize me rreze të gjatë veprimi, të cilat Mbretëria e Bashkuar thotë se do të “rrisin rrënjësisht aftësitë mbrojtëse dhe parandaluese të NATO-s”.

“Për t’iu kundërvënë kërcënimit afatgjatë që Rusia paraqet për sigurinë dhe stabilitetin euroatlantik, dhe kërcënimit të vazhdueshëm të terrorizmit, aleatët po përmbushin angazhimin e mbrojtjes të Hagës”, u tha ndër tjera.

Anëtarët e NATO-s gjithashtu premtuan 70 miliardë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën për vitin 2026 dhe “të paktën nivele ekuivalente” mbështetjeje në vitin 2027, sipas deklaratës. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.