KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Ljutkov: Buxheti nuk lexohet përmendësh ose sipas nevojave të partisë

Ljutkov: Buxheti nuk lexohet përmendësh ose sipas nevojave të partisë

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Zoran Ljutkov reagon ndaj pretendimeve të bëra gjatë diskutimit në seancën e Komitetit të Ribalancimit të Buxhetit, duke vlerësuar se ato nuk korrespondojnë me dokumentet zyrtare të buxhetit.

“Në politikë ka interpretime të ndryshme, por faktet nuk janë çështje interpretimi. Në ribalancimin zyrtar, nuk ka pretendime se fondet për personelin dhe mbikëqyrjen e inspektimit po ripërdoren për pajisje zyre, as se fondet për Agjencinë e Filmit ose për investime kapitale po zvogëlohen”, thekson Ministri Ljutkov.

Ai thekson se me ribalancimin e buxhetit parashikohen 61 milion denarë për projektin “Shkupi – Kryeqyteti Evropian i Kulturës 2028”, si dhe 200 milionë denarë shtesë për investime kapitale.

“Kritika është legjitime dhe e nevojshme në një shoqëri demokratike, por duhet të bazohet në fakte. Sidomos kur bëhet fjalë për dokumentet buxhetore, është i nevojshëm leximi i kujdesshëm dhe i saktë i të dhënave zyrtare”, pohon Ministri.

Ljutkov kujton se dy javë më parë, rezultatet e punës së Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit u prezantuan në një konferencë për shtyp, të cilat, siç thekson ai, mbështeten nga shifra specifike./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.