KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Inspektohen punimet në objektin e ri të shkollës “Jetullah Gashi” dhe rinovimi i objektit për çerdhe

Inspektohen punimet në objektin e ri të shkollës “Jetullah Gashi” dhe rinovimi i objektit për çerdhe

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka inspektuar e punimet në objektin të ri shkollës në fshatin Dobërdol dhe rinovimin e objektit për çerdhe.

Gjatë vizitës, kryetari Bulliqi u shpreh se fëmijët e këtij fshati do të kenë kushte shumë më të mira për mësim e edukim.

“I pashë nga afër punimet të cilat po zhvillohen me ritëm të mirë dhe nxënësit e fëmijët e këtij fshati do të kenë kushte moderne dhe dinjitoze për mësim, edukim dhe zhvillim”, theksoi Bulliqi.

Ky objekt i shkollës “Jetullah Gashi” në Dobërdol, do të ndërtohet me buxhet komunal në vlerë prej 664,995.24 euro dhe ka një sipërfaqe prej 1,440 m², që do të përfshijë 9 klasa dhe një sallë për arsimtarë. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.