Mbrojtësi i Portugalisë, Nelson Semedo, ka zbuluar se Cristiano Ronaldo ua konfirmoi bashkëlojtarëve në zhveshtore se Kupa e Botës 2026 ishte e fundit për të me fanellën e kombëtares.
Pas humbjes 1-0 ndaj Spanjës në fazën e 1/8 së finales, Ronaldo mbajti një fjalim para skuadrës, duke njoftuar se nuk do të luajë më në një Kupë Bote.
“Cristiano Ronaldo foli me skuadrën në fund dhe gjithçka që mund të bëjmë është ta falënderojmë. Ai konfirmoi se ky ishte Botërori i tij i fundit”.
“Ai është një shtyllë për vendin, për Portugalinë dhe pas disa vitesh do të kem fatin t’u tregoj nipërve të mi se kam luajtur me të në kombëtare”.
Mbrojtësi portugez nuk e fshehu zhgënjimin për eliminimin e Portugalisë, duke pranuar se objektivi ishte të shkonin shumë më larg në turne.
“Sigurisht që jemi të zhgënjyer. Donim ta kalonim këtë fazë dhe të shkonim sa më larg në këtë Kupë Bote. Fatkeqësisht, nuk ia dolëm”.
“Ndonjëherë ndeshjet nuk shkojnë ashtu siç dëshiron dhe ne nuk arritëm ta tregonim cilësinë tonë në fushë”, përfundoi Semedo.
Ndërkohë, ende është e paqartë se nëse Ronaldo do të pensionohet përfundimisht nga Portugalia, pasi la të hapur mundësinë që të vazhdojë të luajë./Telegrafi/
