Kryetari i Komunes së Podujevës Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se ka përfunduar asfaltimi i rrugës së fshatit Balloc dhe Shtedim.
Sipas njoftimit, Bulliqi gjatë vizitës ka thënë se është realizuar edhe një investimi i rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të komunës sonë.
“Përfundoi asfaltimi i rrugës që lidh fshatrat Balloc dhe Shtedim, duke realizuar edhe një investim të rëndësishëm në infrastrukturën rrugore të komunës sonë”, thuhet në postimin e Bulliqit.
Ky projekt synon përmirësimin e qarkullimit sigurinë ne komunikacion dhe krijimin e kushteve më të mira për banoret e kësaj zone. /Telegrafi/
