KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Krushë të Madhe – shkelësi përballet me procedura ligjore

Lidhje ilegale në rrjetin e ujësjellësit në Krushë të Madhe – shkelësi përballet me procedura ligjore

Kompania Rajonale “Gjakova” ka njoftuar, se është zbuluar një lidhje ilegale në Krushë të Madhe ku janë evidentuar shkelje të rënda të konsumatorit.

KRU “Gjakova” gjatë kontrollit në terren për identifikim dhe parandalimin e lidhjeve ilegale dhe keqpërdorimit të ujit të pijshëm në Rajonin e Gjakovës, Rahovecit dhe Prizrenit, zbuloi një lidhje ilegale.

Gjatë inspektimit në Krushë të Madhe, janë konstatuar shkelje të rënda të konsumatorit ku janë evidentuar: Lidhje ilegale para ujëmatësit për vetë-furnizim, duke anashkaluar matjen e konsumit, ndërhyrje të paautorizuara në instalimin e ujëmatësit, dalje të paautorizuara me ventil para ujëmatësit.

Megjithatë, ndaj konsumatorit janë ndërmarr masa ligjore, çdo rast i lidhjeve ilegale do te trajtohet me ndërprerje të menjëhershme të shërbimit dhe me procedura ligjore.

“Uji është pasuri e përbashkët. Respektoni rregullat e kyçjes dhe kontribuoni në mbrojtjen e këtij burimi jetik.

Ftojmë qytetarët të raportojnë çdo dyshim për lidhje ilegale përmes kanaleve zyrtare të K.R.U. “Gjakova”, thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.