KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Aksident në Gostivar, lëndohen shtatë persona

Aksident në Gostivar, lëndohen shtatë persona

SPB Tetovë njofton se dje (06.07.2026) në ora 23:10, në DPB Gostivar është raportuar se në lagjen Mllaki në Gostivar ka ndodhur një aksident komunikacioni midis automjetit të udhëtarëve “Citroen Berlingo” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga R.J. (59) nga Gostivari, dhe automjetit të udhëtarëve “Seat Leon” me targa të Shkupit, i drejtuar nga O.R. (70) nga Gostivari.

“Lëndime të rënda trupore kanë pësuar dy shoferët R.J. dhe O.R., si dhe bashkudhëtarët M.S. (64), Z.I. (45) dhe S.R. (60), të cilët janë transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup”.

“Bashkudhëtarët D.P.G. (59) dhe P.A. (54) kanë pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Qendrën Mjekësore Gostivar. Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer një ekip nga DPB Gostivar”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.