Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 07 korrik 2026.
Sipas vendimit të ri, nafta (dizeli) është shtrenjtuar për 1 cent, duke arritur në 1.42 euro për litër, krahasuar me çmimin paraprak.
Ndërkohë, çmimi maksimal i benzinës është 1.36 euro për litër, ndërsa gazi do të shitet me 0.63 euro për litër.
Këto çmime vlejnë për datën 07.07.2026, në përputhje me vendimin e MINT-it. /Telegrafi/
