Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se punimet për ndërtimin e urës mbi lumin Ibër, e cila do të lidhë Zhabarin me Gushacin, po vazhdojnë sipas dinamikës së paraparë dhe në përputhje me standardet e kërkuara të cilësisë.
Gjatë inspektimi të realizuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, është konstatuar se ecuria e punimeve është në përputhje me planin e projektit, ndërsa mbikëqyrja e rregullt në terren po vazhdon për të garantuar zbatimin e standardeve të ndërtimit.
Sipas ministrisë, ky investim pritet të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e sigurisë në komunikacion, përmirësimin e lidhjes ndërmjet Zhabarit dhe Gushacit, si dhe lehtësimin e qarkullimit për banorët e këtyre zonave.
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka bërë të ditur se do të vazhdojë monitorimin e vazhdueshëm të punimeve, me synimin që projekti të përfundojë brenda afateve të planifikuara dhe në përputhje me standardet më të larta të ndërtimit. /Telegrafi/
