KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Gims performon më 6 gusht në Prishtinë

Gims performon më 6 gusht në Prishtinë

Reperi dhe këngëtari me famë botërore, Gims, do të performojë në Prishtinë më 6 gusht, në kuadër të turneut të tij veror.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes rrjeteve sociale, ku ka publikuar kalendarin e koncerteve dhe qytetet që do të vizitojë gjatë kësaj vere.

Në mesin e tyre është edhe Prishtina, e cila do të mirëpresë yllin frankofon më 6 gusht.

Gims, emri i vërtetë i të cilit është Gandhi Alimasi Djuna, është një nga artistët më të njohur të muzikës frankofone, me dhjetëra hite dhe miliarda dëgjime në platformat muzikore.

Artisti ka një lidhje të veçantë edhe me publikun shqiptar.

Në vitin 2021 ai publikoi këngën “Only You” së bashku me këngëtaren Dhurata Dora, një projekt që u shndërrua në hit dhe grumbulloi miliona shikime në YouTube.

Bashkëpunimi u prit shumë mirë nga publiku dhe mbetet një nga projektet më të suksesshme ndërkombëtare të artistes shqiptare. /Telegrafi/

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.