KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Mucunski në Katar: Konfirmohet angazhimi për të nxitur bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Mucunski në Katar: Konfirmohet angazhimi për të nxitur bashkëpunimin në mbrojtje dhe siguri

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme të RMV-së, Timço Mucunski u takua sot, në kuadër të vizitës së tij të punës në Katar, me zv. kryeministrin dhe Ministrin e Shtetit për Mbrojtjen e Katarit, Sheikh Saud bin Abdulrahman bin Hassan bin Ali Al Thani.

Siç njoftoi Mucunski, në takim u diskutuan mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, dhe u shkëmbyen mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë.

“Diskutuam për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes. Gjithashtu shkëmbyem mendime mbi sfidat aktuale rajonale dhe ndërkombëtare të sigurisë. Theksova rolin tonë si shtet anëtar i NATO-s dhe përshëndeta rolin e Katarit si një partner i rëndësishëm i Aleancës”, thuhet në njoftimin e Ministrit të Punëve të Jashtme.

Mucunski shtoi se takimi konfirmoi gjithashtu angazhimin e përbashkët për ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë duke forcuar dialogun dhe duke promovuar bashkëpunimin dypalësh dhe shumëpalësh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.