Close Menu
    What's Hot

    Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Malishevë, Klinë dhe Gjilan

    December 21, 2025

    Alis fiton Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

    December 21, 2025

    Sindroma e vitheve të “vdekura”: Shkaku i fshehtë i dhimbjeve në ije dhe në pjesën e poshtme të shpinës

    December 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Malishevë, Klinë dhe Gjilan
    • Alis fiton Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026
    • Sindroma e vitheve të “vdekura”: Shkaku i fshehtë i dhimbjeve në ije dhe në pjesën e poshtme të shpinës
    • Para se të fillonte loja, Vëllai i Madh sfidoi banorët për biletat e fatit
    • Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë
    • Stine dhe Sabina Mete, banorët e fundit që hyjnë në BBVA 5
    • Do të ishte pjesë e Big Brother VIP Albania 5, Ledioni i bën homazh Shpat Kasapit
    • Angelo Haruni, Selin Bollati dhe Armir Tola banorët e radhës në BBVA 5
    • Demos
    • Politics
    • Money
    • Buy Now
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, December 21
    • Ballina
    • Zgjedhjet
      • Zgjedhjet parlamentare
      • Zgjedhjet e jashtëzakonshme
    • Moti
      • Moti në kosovë
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home»LEXO

    Reagon mbrojtja e Fadil Ismajlit: Ish-ministri veproi në mirëbesim dhe ndoqi rrugën ligjore të kompensimit

    korrektpressBy korrektpressDecember 20, 2025 LEXO 3 Mins Read
    Reagon mbrojtja e Fadil Ismajlit: Ish-ministri veproi në mirëbesim dhe ndoqi rrugën ligjore të kompensimit
    Reagon mbrojtja e Fadil Ismajlit: Ish-ministri veproi në mirëbesim dhe ndoqi rrugën ligjore të kompensimit
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Avokatët e ish-ministrit Fadil Ismajli kanë reaguar përmes një deklarate për media lidhur me kompensimin e një prone familjare të tij, e cila ishte shpronësuar në vitin 2014 për ndërtimin e autostradës, që është bërë objekt hetimi nga Prokuroria Speciale.

    Sipas deklaratës, z. Ismajli ka qenë pronar i një prone familjare që është shpronësuar në mënyrë të rregullt dhe ligjore, për çka ka pranuar kompensimin fillestar njësoj si qindra qytetarë të tjerë të prekur nga i njëjti proces.

    Më tej thuhet se gjatë viteve 2022–2023, me kërkesë të avokates së tij, z. Ismajli ka autorizuar inicimin e procedurës për kompensimin e pjesës së mbetur të parcelës, konkretisht 9.63 ari, e cila, sipas tyre, ka mbetur e dëmtuar nga shpronësimi dhe jashtë përdorimit. Kjo pjesë e tokës, sipas deklaratës, është e papërdorshme dhe praktikisht pa vlerë për shkak të pozicionit dhe pamundësisë për shfrytëzim.

    Avokatët theksojnë se kërkesa për kompensimin e pjesës së mbetur ka bazë të qartë ligjore dhe se raste të ngjashme janë të shumta në gjykatat e Kosovës. Ata sqarojnë se z. Ismajli ka përfituar në të njëjtën mënyrë si qytetarët e tjerë që kanë kaluar nëpër procedura identike, gjë që, sipas tyre, është lehtësisht e verifikueshme dhe e mbështetur me prova konkrete.

    Si rezultat i kësaj procedure, z. Ismajli ka pranuar mjetet e kompensimit në muajin dhjetor 2025, në mënyrë të ligjshme, përmes Thesarit të Kosovës dhe në bazë të një vendimi gjyqësor.

    Në deklaratë thuhet se vlerësimi i ligjshmërisë së vendimeve gjyqësore është kompetencë e institucioneve përkatëse dhe se në asnjë rrethanë nuk mund të implikohet përfituesi për vendimmarrjen e gjykatës. Avokatët theksojnë se z. Ismajli ka vepruar në mirëbesim dhe ka ndjekur rrugën ligjore, përfshirë pagesën e shpenzimeve për përfaqësim ligjor.

    Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prokuroria shpjegon rolin e ish-ministrit Fadil Ismajli si ndërmjetësues

    Po ashtu, ata mohojnë çdo lidhje të z. Ismajlit me personat e tjerë të dyshuar në këtë çështje, duke deklaruar se ai nuk ka pasur asnjë kontakt apo bashkëpunim me ta.

    Duke u bazuar në faktin se z. Ismajli rezulton të jetë i vetmi i kompensuar në këtë proces që ka pasur funksione të larta publike, avokatët vlerësojnë se trajtimi i çështjes në këtë formë krijon përshtypjen e një qasjeje selektive, e cila, sipas tyre, i ngjan më shumë një fushate të pabazuar sesa një vlerësimi objektiv të fakteve.

    Në fund, ata ritheksojnë se kjo çështje nuk ka asnjë lidhje me funksionin e z. Fadil Ismajli si ministër apo me ndonjë post tjetër publik që ai ka ushtruar, por ka të bëjë ekskluzivisht me një pronë personale familjare dhe një procedurë standarde ligjore kompensimi.

    Deklarata është nënshkruar nga avokatët Mehmet Berisha dhe Rafet Ferizi.

    TË TJERA

    Rasti i ryshfetit: Nga një muaj paraburgim ish-ministrit dhe gjashtë të tjerëve

    Tre orë protestë e përplasje para kryeministrisë në Shqipëri, shoqërohen në polici 4 aktivistë

    Pritjet e bashkatdhetarëve në kufirin e Kroacisë, Sveçla bisedon me homologun Bozinoviq

    Rritja e pagës minimale, zgjidhje e vonuar apo vendim i nxituar?

    Pritje të gjata në kufirin kroat, Sveçla bisedon me homologun kroat

    Reperja kontroverse kritikohet për fustanin transparent në premierë për fëmijë

    Arrestohet në Vushtrri personi i dyshuar për vrasje të rëndë në tentativë

    LEXO GJITHASHTU

    Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Malishevë, Klinë dhe Gjilan

    December 21, 2025

    Alis fiton Fest 64, “Nân” do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision 2026

    December 21, 2025

    Sindroma e vitheve të “vdekura”: Shkaku i fshehtë i dhimbjeve në ije dhe në pjesën e poshtme të shpinës

    December 21, 2025

    Para se të fillonte loja, Vëllai i Madh sfidoi banorët për biletat e fatit

    December 21, 2025
    TË TJERA

    Toney rikthehet pas eliminimit, mbyllet në shtëpinë kapsulë

    December 21, 2025

    Stine dhe Sabina Mete, banorët e fundit që hyjnë në BBVA 5

    December 21, 2025

    Do të ishte pjesë e Big Brother VIP Albania 5, Ledioni i bën homazh Shpat Kasapit

    December 21, 2025
    Facebook X (Twitter) Pinterest Vimeo WhatsApp TikTok Instagram

    News

    • World
    • US Politics
    • EU Politics
    • Business
    • Opinions
    • Connections
    • Science

    Company

    • Information
    • Advertising
    • Classified Ads
    • Contact Info
    • Do Not Sell Data
    • GDPR Policy
    • Media Kits

    Services

    • Subscriptions
    • Customer Support
    • Bulk Packages
    • Newsletters
    • Sponsored News
    • Work With Us

    Subscribe to Updates

    Get the latest creative news from FooBar about art, design and business.

    © 2025 ThemeSphere. Designed by ThemeSphere.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.