Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se projekti “Safe City”, i vënë në funksion këtë vit, ka sjellë ulje të numrit të viktimave në aksidentet rrugore.
Sipas MPB-së, nga shkurti deri në qershor janë regjistruar 34 viktima, krahasuar me 55 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, që paraqet ulje prej 40 për qind.
“Gjatë periudhës nga shkurti deri në qershor të këtij viti, numri i personave që humbën jetën në aksidente trafiku është ulur me 40% – nga 55 viktima në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, në 34 këtë vit”.
“Që nga fillimi i zbatimit të sistemit, janë evidentuar mbi 130 mijë kundërvajtje në komunikacion, ndërsa më shumë se 95% e tyre kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar. Kjo tregon qartë se rreziku më i madh në rrugët tona nuk janë kamerat, por drejtimi i papërgjegjshëm i automjeteve”, thonë nga MPB.
