KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Vajza e ish-ushtarit të UÇK-së i dhuron Xhavit Halitit në Pejë fotografinë e Thaçit dhe Veselit

Vajza e ish-ushtarit të UÇK-së i dhuron Xhavit Halitit në Pejë fotografinë e Thaçit dhe Veselit

Kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka pranuar në tubimin e PDK-së në Pejë fotografia e bashkë-udhëtarëve të lirisë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, nga vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Avni Shala.

“Fotografia e bashkë-udhëtarëve të lirisë, Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, që ma dhuroi vajza e ish-ushtarit të UÇK-së, Avni Shala, më mbushi me emocione të fuqishme, duke më rikthyer në ditët më të vështira, por edhe më të ndershmet të jetës sonë”, ka shkruar Haliti në rrjetet sociale.

Haliti është shprehur i bindur në lirimin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

“Lufta e UÇK-së ishte e pastër si ideali që e lindi: një betim i shenjtë për liri, i shkruar me sakrificë dhe i vulosur me gjak. Prandaj, besoj pa asnjë dyshim në lirinë e Hashimit, Kadriut, Jakupit dhe Rexhës”, ka shkruar Haliti.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.