KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

161 km/h në zonë 50, gjobiten tre shoferë në Ferizaj

161 km/h në zonë 50, gjobiten tre shoferë në Ferizaj

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se ka ndërmarrë masa ndaj tre shoferëve për kundërvajtje të rënda në komunikacion, në kuadër të planit operacional për rritjen e sigurisë rrugore.

Në rastin e parë, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, në rrugën magjistrale në fshatin Rakaj, ka ndaluar një automjet të tipit Audi me targa të huaja, ku shoferi me inicialet N.B. (28 vjeç) është kapur duke vozitur me shpejtësi 161 km/h në zonë ku kufizimi është 50 km/h. Ndaj tij janë shqiptuar gjobë prej 500 euro, 5 pikë negative dhe masë mbrojtëse ndalim i drejtimit të mjetit për 6 muaj.

Në rastin e dytë, shoferit me inicialet D.Ç. (23 vjeç), Njësia Policore në Ferizaj i ka shqiptuar masë mbrojtëse heqje e patentë-shoferit për 12 muaj, pasi gjatë periudhës 26.08.2025 – 09.06.2026 ka grumbulluar 10 pikë negative për kundërvajtje të rënda në trafik.

Ndërkaq, në rastin e tretë, në rrugën “Enver Topalli” në Ferizaj, është ndaluar një automjet Opel Vivaro me targa vendore, ku shoferi me inicialet A.H. (23 vjeç) ka tejkaluar në vijë të plotë dhe në vendkalim për këmbësorë, duke rrezikuar sigurinë e tyre. Ndaj tij janë shqiptuar gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masë mbrojtëse ndalim i drejtimit të mjetit për 3 muaj.

Policia ka bërë të ditur se kjo kundërvajtje është raportuar nga një qytetar përmes platformës digjitale “Lajmëro Policinë”.

Policia Rajonale e Ferizajt ka apeluar për respektim të rregullave të trafikut dhe ka theksuar se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara për rritjen e sigurisë në rrugë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.