KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Emily Ratajkowski lë të kuptohet se mungoi në dasmën e Taylor Swift

Emily Ratajkowski lë të kuptohet se mungoi në dasmën e Taylor Swift

Emily Ratajkowski ka nxitur spekulime se nuk ishte mes të ftuarve në dasmën madhështore të Taylor Swift dhe Travis Kelce, edhe pse vetëm pak javë më parë ishte parë duke darkuar me këngëtaren në New York.

Modelja 35-vjeçare publikoi në InstaStory një fotografi ku shfaqej duke mbajtur dorën e një burri misterioz, të shoqëruar me mbishkrimin: “Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime”.

Postimi u publikua pothuajse në të njëjtën kohë kur Taylor po festonte martesën e saj, duke lënë të kuptohet se Emily ndodhej në një tjetër festë, shkruan DailyMail.

Mungesa e saj në ceremoni ka tërhequr vëmendje, pasi në fund të majit ajo ishte fotografuar në një darkë për ditëlindjen e Lena Dunham, ku ishte e ulur pranë Taylor Swift.

Ndërsa Dunham mori pjesë në dasmën e artistes, Ratajkowski nuk u pa mes të ftuarve.

Emily dhe Taylor kanë edhe një emër të përbashkët në të kaluarën e tyre romantike, pasi të dyja kanë pasur lidhje me këngëtarin Harry Styles, ndonëse në periudha të ndryshme.

Madje, në vitin 2023, Ratajkowski kishte pranuar se ishte bërë një “Swiftie”, duke vlerësuar muzikën dhe sinqeritetin e Taylor Swift. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.