KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

16 fëmijë të mbajtur të mbyllur në një dhomë në Ohio për 4 vjet shpëtohen – tani ata i pret një sfidë e madhe

16 fëmijë të mbajtur të mbyllur në një dhomë në Ohio për 4 vjet shpëtohen – tani ata i pret një sfidë e madhe

Disa nga 16 fëmijët e zbuluar në një shtëpi në Ohio në kushte të mjerueshme nuk ishin në gjendje të flisnin, dhe njëri – një 18-vjeçare me aftësi të kufizuara zhvillimore – nuk mundte as të shkruante emrin e saj.

Pasi u shpëtuan të martën, shtatë prej tyre u dërguan në spitale, përfshirë një në gjendje kritike, thanë hetuesit.

Gjendja e tyre aktuale nuk u bë e ditur menjëherë të enjten, shkruan CBS News.

Por bëhet e ditur se zyrtarët e mirëqenies kanë kujdestarinë e përkohshme të fëmijëve.

Nëse ajo që pretendojnë hetuesit është e vërtetë, kjo mund të jetë fillimi i një rruge të vështirë përpara për të zhbërë vite abuzimi, neglizhence dhe traume dhe jo të gjitha familjet kujdestare mund të akomodojnë raste të tilla të rënda.

Ohio gjithashtu ka mungesë familjesh kujdestare.

Andaj, disa fëmijë mund të vendosen në qendra të specializuara trajtimi si pjesë e rikuperimit të tyre.

“Do të duhet shumë punë për të adresuar dëmin emocional dhe disa nga problemet që do të vijnë si pasojë e kësaj”, tha Prokurori i Përgjithshëm i Ohajos, Andy Wilson, gjatë një konference për shtyp këtë javë, duke shtuar se nuk ka parë asgjë të ngjashme me kushtet në të cilat janë nënshtruar fëmijët.

“Por ne duhet të sigurohemi që këta fëmijë të jenë të rrethuar, të dashur dhe të mbështetur nga njerëz që kujdesen vërtet për ta”, shtoi ai. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.