KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Arrestohet një person në Kamenicë – i gjenden armë, fishekë dhe një xhaketë e Policisë së Kosovës

Arrestohet një person në Kamenicë – i gjenden armë, fishekë dhe një xhaketë e Policisë së Kosovës

Një person është arrestuar në orët e para të së shtunës në fshatin Novosellë të Kamenicës, nën dyshimin për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Sipas Policisë së Kosovës, rreth orës 02:10, gjatë kontrollit në çantën e të dyshuarit, mashkull kosovar, janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, 50 fishekë, një këllëf arme si dhe një xhaketë e vjetër e Policisë së Kosovës.

Policia bën të ditur se i dyshuari i posedonte këto sende pa lejen përkatëse.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.