Zëvendëspresidenti amerikan, JD Vance, e ka falënderuar presidentin Donald Trump gjatë një fjalimi në anijen luftarake USS Kearsarge në New York.
Ai deklaroi se SHBA-të festojnë 250 vjet të “guximit amerikan dhe përsosmërisë detare amerikane”.
“Sot festojmë 250 vjet që Amerika përballet me të ardhmen pa frikë. Festojmë 250 vjet që provojmë se çfarë mund të arrijë një popull i lirë”, tha Vance.
Vance u bëri homazh marinarëve, oficerëve të policisë, punonjësve të emergjencës të SHBA-së, si dhe dhjetëra shefave të Marinës që po vizitojnë vendin nga e gjithë bota.
Pastaj ai vazhdoi të lexojë paragrafin e dytë të Deklaratës së Pavarësisë: “Ne i konsiderojmë këto të vërteta si dëshmi se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë, se ata janë të pajisur nga krijuesi i tyre me të drejta të caktuara të patjetërsueshme dhe midis këtyre të drejtave janë jeta, liria dhe ndjekja e lumturisë”.
Vance tha se 250 vjet më vonë këto fjalë u kujtojnë qytetarëve amerikanë se kush janë ata si popull, duke vënë në dukje se fjalët ende mbartin një fuqi të jashtëzakonshme.
“SHBA-të gjithçka që kanë bërë, e kanë bërë së bashku – jo si qytetarë të ndarë kundër njëri-tjetrit”, vazhdoi zëvendëspresidenti.
“Të gjithë ne do të duhet të bëjmë pjesën tonë për të krijuar 250 vitet e ardhshme të madhështisë amerikane”, vazhdoi ai.
Vance tha se është krenar për të gjithë amerikanët dhe i uron gëzuar ditëlindjen kombit. /Telegrafi/
