KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

BE shpreh keqardhje për vonesat në rastin Banjska

BE shpreh keqardhje për vonesat në rastin Banjska

Bashkimi Evropian nuk ka reaguar ndaj informacioneve të fundit se përgjegjësit për sulmin në Banjskë mbrohen nga struktura zyrtare në Serbi.

Nga Zyra për Shtyp e Komisionit Evropian vetëm përsëritet qëndrimi se shprehet keqardhje që Serbia ende nuk ka ndërmarrë hapat e nevojshëm për t’i sjellë para drejtësisë përgjegjësit për sulmin në veri të Kosovës në vitin 2023.

Megjithatë, nuk ka pasur reagim zyrtar lidhur me hulumtimin e Radios Evropa e Lirë, në të cilin identifikohen dy pjesëtarë të Xhandarmërisë së Serbisë, të përmendur si pjesë e sigurimit të Zvonko Veselinoviqit dhe Millan Radoiçiqit. Hulumtimi bazohet në analiza fotografish, burime të hapura dhe gjurmë publike që i lidhin ata me njësinë speciale të policisë.

Presidenti i Serbisë ka mohuar se ata mbrohen nga pjesëtarë të strukturave shtetërore serbe, ndërsa njëkohësisht ka deklaruar se Millan Radoiçiq nuk është kriminel.

Sjellja para drejtësisë e përgjegjësve për sulmin në Banjskë mbetet një kërkesë e vazhdueshme e institucioneve evropiane ndaj Serbisë.

Në përfundimet e Këshillit të BE-së dënohet vazhdimisht sulmi në Banjskë, shprehet keqardhje e thellë që Serbia nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për t’i sjellë autorët para drejtësisë dhe kërkohet llogaridhënie./RTK

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.