KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Fluturim spektakolar, piloti krijon mbishkrimin “USA 250th” në qiell

Fluturim spektakolar, piloti krijon mbishkrimin “USA 250th” në qiell

Një pilot ka tërhequr vëmendje në 250-vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, duke shkruar në qiell “USA 250th” mbi shtetin amerikan të Ohios, sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimeve.

Regjistrat e fluturimit tregojnë se aeroplani u ngrit nga Aeroporti i Qarkut Norwalk-Huron në orën 06:00 të mëngjesit.

Piloti, i specializuar në të ashtuquajturin skywriting (shkrim në qiell me aeroplan), ndoqi një trajektore të planifikuar me saktësi për të formuar shkronjat dhe numrat gjigantë.

Për realizimin e plotë të mbishkrimit “USA 250th” u deshën më shumë se gjashtë orë fluturim, gjatë të cilave aeroplani përshkoi qindra kilometra.

Kjo mënyrë kreative e shënimit të përvjetorit të 250-të të SHBA-së u bë shpejt virale në rrjetet sociale, ku shumë përdorues publikuan pamje të itinerarit të aeroplanit dhe e cilësuan atë si një homazh të veçantë për jubileun historik të vendit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.