KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big Brother VIP Kosova, ka folur së fundmi për jetën e saj personale dhe profesionale, duke zbuluar edhe arsyen pse shpesh shfaqet e shoqëruar nga një bodyguard.

E ftuar në emisionin “She’s On Air” në Top Albania Radio, modelja, e cila shpesh ka qenë në qendër të vëmendjes për format e saj trupore dhe ndërhyrjet estetike, u pyet rreth pranisë së vazhdueshme të një truproje pranë saj.

“Po pse jo, nuk e shoh diçka absurde, për mua është diçka e lehtë”, u shpreh Benita.

Ajo sqaroi se nuk e ka marrë këtë vendim për shkak se është ndier ndonjëherë e rrezikuar, duke theksuar se përkundrazi, nga publiku merr shumë dashuri.

“Nuk mund të them e rrezikuar, se po marr shumë dashuri, por thjesht pse mos me i pas mbas vetes për çdo gjë. Nuk është risi për mua, zakonisht i marr, kam njerëzit e mi”, deklaroi modelja.

– YouTube youtu.be

E pyetur nëse prania e një bodyguardi e bën më interesante në sytë e publikut, Benita tha se nuk mendon në atë mënyrë, megjithëse pranoi se mund të krijojë një imazh më “showgirl”.

“Ndoshta është më showgirl, por nuk e di, është qejfi im. Ndonjëherë them se qejfet e mia nuk i prish për askënd. As nuk e bëj për publik”, u shpreh ajo.

Deklaratat e saj kanë ngjallur reagime në rrjetet sociale, ku ndjekësit kanë komentuar zgjedhjen e modeles për t’u shoqëruar me një truprojë, edhe pse vetë ajo insiston se bëhet fjalë vetëm për një preferencë personale dhe jo për një domosdoshmëri sigurie. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.