KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Shok në kampin e Spanjës: Katër yje mungojnë në stërvitje para Portugalisë

Shok në kampin e Spanjës: Katër yje mungojnë në stërvitje para Portugalisë

Kombëtarja e Spanjës është rikthyer në seancat stërvitore pas fitores bindëse ndaj Austrisë, por disa mungesa të rëndësishme janë vënë re në kampin e skuadrës.

Yjet e Spanjës, përfshirë Lamine Yamal, Aymeric Laporte, Pedro Porro dhe Nico Williams, nuk u panë në fushë gjatë stërvitjes, pasi qëndruan në palestër për punë të veçanta fizike të planifikuara nga stafi teknik.

Ndërkohë, mesfushori me përvojë Dani Olmo zhvilloi një seancë të lehtë rikuperimi me biçikletë statike, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës u stërvit normalisht në fushë.

Skuadra spanjolle pritet të udhëtojë nga Los Angeles drejt Dallasit, ku do të përgatitet për një nga ndeshjet më të mëdha të fazës nokaut të Kupës së Botës.

Sipas burimeve nga kampi i skuadrës, kjo nuk lidhet me ndonjë dëmtim serioz, por me një plan të kujdesshëm menaxhimi të ngarkesës fizike nga stafi teknik, duke pasur parasysh intensitetin e ndeshjeve në turne.

Në raundin e 1/16-ave, Spanja do të përballet me Portugalinë e Cristiano Ronaldo, në një super-sfidë që pritet të jetë një nga përballjet më të forta të turneut dhe një test i madh për ambiciet e trajnerit Luis de la Fuente./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.