KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

QKSK vazhdon ofrimin e terapisë fikse ortodontike sipas standardeve bashkëkohore

QKSK vazhdon ofrimin e terapisë fikse ortodontike sipas standardeve bashkëkohore

346 pacientë kanë përfituar nga trajtimi ortodontik fiks në Klinikën e Ortodoncisë gjatë vitit 2026

Në Qendrën Klinike Stomatologjike të Kosovës (QKSK) vazhdon të ofrohet terapia fikse ortodontike, një nga shërbimet e specializuara që mundëson trajtimin e anomalive dentare dhe të raporteve ndërnofullore. Ky shërbim realizohet nga ekipi profesional i specialistëve të Klinikës së Ortodoncisë, duke u bazuar në standardet bashkëkohore të diagnostikimit dhe trajtimit ortodontik.

Terapia fikse ortodontike realizohet përmes aparateve fikse (briketave ortodontike), të cilat vendosen mbi sipërfaqen e dhëmbëve për të korrigjuar anomalitë dentare dhe nofullore. Ky trajtim kontribuon në përmirësimin e okluzionit, raporteve ndërnofullore, si dhe të funksioneve të përtypjes, të folurit dhe frymëmarrjes, në rastet kur këto funksione janë të cenuara nga anomalitë ortodontike.

Në kuadër të procesit diagnostik realizohen analiza dhe vlerësime të detajuara klinike e radiologjike, duke përdorur ortopantomografinë dhe cefalometrinë. Këto ekzaminime mundësojnë vendosjen e një diagnoze të saktë, hartimin e planit individual të trajtimit dhe monitorimin e vazhdueshëm të progresit të pacientit gjatë gjithë fazave të terapisë.

Trajtimi ortodontik planifikohet në mënyrë individuale për secilin pacient, duke marrë parasysh moshën, llojin dhe shkallën e anomalisë, si dhe nevojat funksionale dhe estetike. Diagnostikimi dhe ndërhyrja në kohën e duhur janë faktorë kyç për arritjen e rezultateve të qëndrueshme, ruajtjen e shëndetit oral afatgjatë dhe parandalimin e komplikimeve të mëvonshme.

Që nga janari i vitit 2026 e deri më sot, në Klinikën e Ortodoncisë të QKSK-së janë realizuar 346 trajtime me terapi fikse ortodontike, duke dëshmuar angazhimin e institucionit në ofrimin e shërbimeve të specializuara dhe bashkëkohore për pacientët me nevoja ortodontike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.