Mëngjesi i sotëm nisi me reshje shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Në disa zona të izoluara, vranësirat mund të sjellin reshje të shkurtra lokale, edhe gjatë pasdites.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13 dhe 16 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 25 deri në 28 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë. /Telegrafi/
