KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Dezertojnë ish-të burgosurit rus që luftonin në Ukrainë

Dezertojnë ish-të burgosurit rus që luftonin në Ukrainë

Nëntë ish-të burgosur dezertojnë nga ushtria ruse në rajonin e Belgorodit.

Nëntë ish-të burgosur të rekrutuar për të luftuar në Ukrainë kanë dezertuar nga pozicionet e tyre ushtarake në rajonin rus të Belgorodit, raportojnë burime ruse.

Sipas këtyre burimeve, grupi po përgatitej për t’u dislokuar në frontin e Kharkivit, ku forcat ruse dhe ukrainase vazhdojnë përleshjet e ashpra.

Dezertimi i tyre vjen në një kohë kur, sipas raportimeve, ushtria ruse po përdor gjithnjë e më shpesh të rekrutuar me sfond penal në vijat e para të frontit, në sulme me humbje të larta të njohura si “sulme me valë këmbësorie”.

Ky rast nuk është i izoluar. Sipas të njëjtave burime, të paktën 13 ushtarë kanë dezertuar nga i njëjti sektor gjatë ditëve të fundit, ndërsa vlerësohet se dhjetëra mijëra ushtarë rusë kanë braktisur radhët e ushtrisë që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës në vitin 2022.

Zhvillimet e fundit po interpretohen si një shenjë e rritjes së pakënaqësisë dhe vështirësive brenda radhëve të ushtrisë ruse, veçanërisht në njësitë e dislokuara në vijën e frontit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.