KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Radhë kilometërshe për karburant në Rusi

Radhë kilometërshe për karburant në Rusi

Pamjet ajrore të publikuara së fundmi tregojnë radhë të gjata automjetesh që presin për t’u furnizuar me karburant në një zonë rurale të Rusisë.

Dhjetëra makina dhe kamionë shihen të rreshtuar përgjatë një autostrade pranë një pike karburanti, duke krijuar kolona të gjata që shtrihen për qindra metra.

Sipas raportimeve, situata vjen si pasojë e problemeve në furnizim, të lidhura me sulmet e përsëritura ukrainase ndaj rafinerive ruse të naftës.

Këto sulme kanë dëmtuar një pjesë të kapaciteteve të përpunimit të karburanteve, duke shkaktuar ndërprerje në shpërndarje dhe mungesa në disa rajone.

Pamjet po qarkullojnë gjerësisht në rrjetet sociale dhe janë bërë simbol i presionit që lufta po ushtron mbi infrastrukturën energjetike të Rusisë.

Autoritetet ruse nuk kanë dhënë ende një reagim të detajuar lidhur me radhët e gjata të krijuara pranë pikave të karburantit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.