KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Postimi i artistes së famshme Zara Larsson bëhet viral – rikthen në vëmendje këngën “Bonbon” të Era Istrefit

Postimi i artistes së famshme Zara Larsson bëhet viral – rikthen në vëmendje këngën “Bonbon” të Era Istrefit

Këngëtarja dhe tekstshkruesja e njohur suedeze, Zara Larsson, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pas një postimi të fundit në TikTok.

Ajo ka publikuar një set fotografik ku shfaqet me një xhaketë të shkurtër, stil i cili është krahasuar nga fansat me një nga paraqitjet ikonike të Era Istrefi në videoklipin e saj të njohur “Bonbon”.

Në të njëjtin postim, Zara ka shoqëruar materialin me një nga hitet e saj më të mëdha, i cili numëron rreth 982 milionë klikime në YouTube dhe është publikuar rreth një dekadë më parë.

Foto: Screenshot/TikTok

Ky detaj ka rikthyer në vëmendje suksesin e saj global në muzikë, duke e bërë këngën sërish virale në platforma të ndryshme.

Fansat kanë komentuar gjerësisht postimin, duke theksuar se Zara vazhdon të mbetet një nga artistet më me ndikim në skenën pop ndërkombëtare.

– YouTube www.youtube.com

Postimi i saj ka marrë mijëra reagime dhe shpërndarje brenda pak orësh, duke u shndërruar në një nga temat më të komentuara në TikTok dhe rrjete të tjera sociale.

Era nga ana tjetër po vazhdon me suksese, duke sjellë një sërë projektesh të tjera. /Telegrafi/

TikTok · Zara Larsson

TikTok · Zara Larsson www.tiktok.com

TikTok | Make Your Day

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.