KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Më shikonin më shumë mua se makinën”, influencuesja braziliane flet për provimin e patentës

“Më shikonin më shumë mua se makinën”, influencuesja braziliane flet për provimin e patentës

Influencuesja braziliane, Julia Medeiros, ka bërë bujë në rrjetet sociale pasi ka deklaruar se e ka kaluar provimin e patentës vetëm në përpjekjen e pestë, duke sugjeruar se pamja e saj mund të ketë ndikuar në mënyrën si është vlerësuar.

Ajo tregon se gjatë provimeve ka qenë shpesh nervoze dhe ka bërë gabime teknike, gjë që sipas saj ka qenë arsyeja zyrtare e dështimeve të mëparshme.

Megjithatë, pretendon se një pjesë e vëmendjes së ekzaminuesve shpesh ishte e fokusuar tek pamja e saj dhe jo vetëm tek aftësitë në drejtim.

Julia thotë se në çdo provim ka marrë komente për pamjen, veshjen apo faktin që dukej ‘shumë glamuroze’ dhe madje është pyetur nëse merret me modelim apo rrjete sociale.

Sipas saj, këto komente e bënë të ndihej e pasigurt gjatë procesit.

Pavarësisht kësaj, thekson se nuk ka prova që pamja ka ndikuar realisht në rezultatin e provimeve, por se përvoja e përsëritur e ka bërë të mendojë më shumë për këtë mundësi.

Sot, duke jetuar në Miami, e sheh këtë eksperiencë si një nga më të pazakontat në jetën e saj, duke pranuar se ndoshta nervozizmi dhe gabimet e saj kanë qenë faktori kryesor në dështimet e mëparshme. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.