Një grup protestuesish të mbledhur pranë komisariatit numër 4 në kryeqytet, aty ku janë vendosur disa nga personat e shoqëruar në protestën para Parlamentit janë përplasur me drejtuesin e një autobusi urban që kalonte në zonë.
Euronews Albania ka siguruar videon kur protestuesit qëllojnë me shishe uji dhe sende të forta pasi janë konfliktuar me faturinon dhe shoferin e autobusit të linjës së Tufinës. /Euronews.al/
