KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Besnik Osmani jep dorëheqje nga dega e LDK-së në Fushë Kosovë

Besnik Osmani jep dorëheqje nga dega e LDK-së në Fushë Kosovë

Besnik Osmani ka dhënë dorëheqje nga dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Fushë Kosovë.

Këtë vendim e ka konfirmuar asamblisti i LDK-së në Kuvendin e kësaj komune, Ali Topalli.

Osmani, i cili ishte edhe kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës në zgjedhjet lokale të mbajtura në fund të vitit të kaluar, nuk arriti që ta mbajë komunën që ishte konsideruar si bastion i kësaj partie.

Foto: Ali Topalli, asamblist i LDK-së në Fushë Kosovë

Topalli ka konfirmuar dorëheqjen e Osmanit, duke bërë të ditur se arsyeja lidhet me rezultatin e zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit 2026 dhe nevojën për reforma të brendshme në parti.

“Është e vërtetë që ka dhënë dorëheqje z. Osmani. Arsyet janë rezultatet jo të mira zgjedhore në LDK dhe nevoja për zgjedhje të përgjithshme në LDK”, ka deklaruar ai.

Deri më tani, Besnik Osmani nuk ka bërë një deklarim publik lidhur me dorëheqjen e tij. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.