KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Pas shtatzënisë së shumë përfolur, Xhuli vjen me reality show-n e saj “Eagle Queen” – premiera zgjon interes të madh

Pas shtatzënisë së shumë përfolur, Xhuli vjen me reality show-n e saj “Eagle Queen” – premiera zgjon interes të madh

Finalistja e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Juliana Nura, ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në karrierën e saj me premierën e reality show-t “Eagle Queen”.

Projekti, i realizuar nga Eagle Production, do të publikohet në platformën YouTube dhe që me njoftimin e parë ka zgjuar interesim të madh te publiku, duke premtuar një format ndryshe nga ato që janë parë deri më tani.

Në episodin e parë, Juliana vendos të hapë dyert e jetës së saj private si rrallëherë më parë, duke ndarë me ndjekësit momente dhe përjetime që nuk janë bërë publike më herët. Një ndër momentet më të veçanta që shfaqen në premierë është edhe shtatzënia e saj.

Reality show synon të prezantojë jo vetëm anën publike të Julianës, por edhe jetën e saj personale, sfidat e përditshme, emocionet dhe rrugëtimin e saj përmes një rrëfimi autentik.

“Eagle Queen” është konceptuar si një format modern, me standarde të larta produksioni, ku në qendër të vëmendjes janë realiteti, dinamika dhe ngjarjet e papritura që do të shoqërojnë sezonin.

Episodi i parë pritet të jetë i disponueshëm në YouTube, ndërsa publiku do të ketë mundësinë të ndjekë nga afër një anë krejtësisht ndryshe të Julianës, në atë që konsiderohet si një nga projektet më personale të saj deri më tani. /Telegrafi/

– YouTube youtu.be

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.