KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Breshri godet fshatin Skifteraj të Vitisë, dëmtohet rëndë kultura e shalqirit

Breshri godet fshatin Skifteraj të Vitisë, dëmtohet rëndë kultura e shalqirit

Reshjet e breshrit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në kulturat bujqësore në fshatin Skifteraj (ish-Gjylekarë) të Vitisë, duke prekur veçanërisht parcelat e mbjella me shalqi.

Fotografitë e publikuara nga Meteo Ballkan tregojnë se breshri ka dëmtuar në masë të madhe bimët e shalqirit, duke shqyer gjethet dhe lastarët, ndërsa në disa parcela dëmet shihen të jenë të përhapura pothuajse në të gjithë sipërfaqen e mbjellë.

Fermeri që kultivon këtë kulturë pritet të përballet me humbje të konsiderueshme, pasi dëmtimi i masës vegjetative mund të ndikojë drejtpërdrejt në cilësinë dhe sasinë e prodhimit.

Reshjet intensive të shoqëruara me breshër kanë prekur edhe zona të tjera gjatë ditës, ndërsa fermerët mbeten ndër më të goditurit nga fenomenet ekstreme të motit, të cilat po shkaktojnë dëme të përsëritura në sektorin e bujqësisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.