KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Pas reshjeve dhe vërshimeve, rikthehet qarkullimi në Ferizaj–Gjilan

Pas reshjeve dhe vërshimeve, rikthehet qarkullimi në Ferizaj–Gjilan

Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se magjistralja Ferizaj–Gjilan, në fshatin Dardani, është liruar plotësisht për qarkullim të automjeteve, pas tërheqjes së ujit nga rruga.

Sipas njoftimit të përditësuar, situata është normalizuar pas ndërhyrjes së shërbimeve emergjente dhe pakësimit të reshjeve të shiut.

“Policia Rajonale e Ferizajt njofton qytetarët se, pas pakësimit të reshjeve të shiut dhe ndërhyrjes së Shërbimeve Emergjente, është bërë e mundur largimi i ujit nga rruga”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se qarkullimi tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet.

“Si rrjedhojë, magjistralja Ferizaj–Gjilan, në fshatin Dardani, është liruar plotësisht për qarkullimin e automjeteve dhe trafiku tashmë po zhvillohet normalisht në të dy drejtimet”, bëhet e ditur më tej.

Policia ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin gjatë menaxhimit të situatës dhe ka apeluar për kujdes të shtuar në rrugë për shkak të lagështisë së mbetur.

“Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e treguar gjatë menaxhimit të kësaj situate, ndërsa apelojmë te shoferët e automjeteve të kenë kujdes në rrugën me lagështi”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.