KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Reshjet e shiut shkaktojnë kolona në autostradën “Ibrahim Rugova”

Reshjet e shiut shkaktojnë kolona në autostradën “Ibrahim Rugova”

Reshjet e shiut që kanë përfshirë vendin gjatë ditës së mërkurë kanë shkaktuar vështirësi në qarkullim në autostradën “Ibrahim Rugova”, duke krijuar kolona të gjata automjetesh në disa segmente të saj.

Sipas raportimeve nga terreni, qarkullimi është ngadalësuar ndjeshëm si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, gjë që ka bërë që automjetet të lëvizin me ritëm të reduktuar.

Kolona janë vërejtur kryesisht në drejtimet kryesore të autostradës, ndërsa drejtuesit e automjeteve janë këshilluar të tregojnë kujdes të shtuar dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Policia bëjnë thirrje për vigjilencë të shtuar gjatë vozitjes, sidomos në raste të reshjeve të vazhdueshme, kur rrugët bëhen më të rrëshqitshme dhe rreziku për aksidente rritet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.