KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sveçla akuzon Ismailin: Dy premtime, dy mashtrime – transporti publik u shtrenjtua, ndërsa sheshi “Xhorxh Bush” nuk u hap

Sveçla akuzon Ismailin: Dy premtime, dy mashtrime – transporti publik u shtrenjtua, ndërsa sheshi “Xhorxh Bush” nuk u hap

Shefi i grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka akuzuar përfaqësuesit e PDK-së në kryeqytet dhe kandidatin e kësaj partie për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, për mosrealizim të premtimeve të bëra gjatë fushatës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka deklaruar se dy prej premtimeve kryesore të Ismailit, transporti publik falas dhe hapja e sheshit “Xhorxh Bush”, kanë marrë, sipas tij, drejtim të kundërt pas ardhjes së PDK-së në pushtetin lokal.

“Uran Ismaili, para disa muajsh, premtonte transport publik falas për qytetarët e Prishtinës. Sot, me PDK-në si subjekti me më së shumti pushtet në Prishtinë, dhe në krye të Drejtorisë së Shërbimeve Publike, nuk kemi transport falas. Përkundrazi, kemi gati dyfishim të çmimit të biletës”, ka shkruar Sveçla.

Ai ka përmendur edhe çështjen e sheshit “Xhorxh Bush”, duke pretenduar se premtimi për hapjen e tij nuk është realizuar.

“Gjithashtu z. Ismaili premtonte edhe hapjen e sheshit ‘Xhorxh Bush’. Kohë më parë, PDK-ja votoi buxhetin për vazhdimin e ndërtimit të atij sheshi”, ka shtuar ai.

Sipas Sveçlës, këto zhvillime tregojnë se premtimet e dhëna gjatë fushatës nuk janë përmbushur.

“Dy nga premtimet kryesore të fushatës, veç për disa muaj në qeverisje, kanë marrë drejtim krejtësisht të kundërt. U dëshmua se për Uranin premtimet zgjasin vetëm deri në ditën kur vjen në pushtet”, ka deklaruar Sveçla. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.