Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar, për vjedhje të ujit të formës së rëndë në Veternik.
Sipas njoftimit, gjatë kontrollit është konstatuar së konsumatori N.N, ka manipuluar me ujëmatësin, duke zhvendosur atë dhe duke shfrytëzuar ujin në mënyrë të paligjshme.
Po ashtu, është evidentuar edhe largimi I ujëmatësit pa autorizim, veprim që konsiderohet shkelje e rëndë e rregullave dhe legjislacionit në fuqi.
Për shkak të natyrës së shkeljeve të konstatuara, rasti do t’i përcillet Prokurorisë për procedim të mëtejmë. /Telegrafi/
