KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Omëletë me ton dhe perime: Receta e shpejtë që kthehet në vakt të plotë

Omëletë me ton dhe perime: Receta e shpejtë që kthehet në vakt të plotë

Me vezë, ton, spec të kuq, qepë të njoma dhe sallatë të freskët, kjo pjatë përgatitet lehtë dhe është ideale për mëngjes, drekë të lehtë apo darkë të shpejtë

Omëleta është ndër gatimet më praktike, sepse lejon shumë hapësirë për shtesa të ndryshme. Kombinimi i tonit, perimeve dhe majdanozit të freskët i jep shije të pasur, ndërsa sallata anash sjell freski shtesë në pjatë.

Përbërësit:

  • 6 vezë
  • 200 g ton nga konserva
  • 1 spec i kuq
  • 2 qepë të njoma
  • 3 lugë gjelle majdanoz i grirë
  • 50 ml qumësht
  • 2 lugë gjelle vaj
  • kripë dhe piper, sipas shijes

Për sallatën:

  • 150 g sallatë jeshile
  • 2 domate
  • 1 kastravec
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri
  • kripë, sipas shijes

Si të përgatitet:

Kullojeni tonin dhe copëtojeni me pirun. Lajini specin dhe qepët e njoma, më pas prijini në kube të vogla. Rrihni vezët me qumështin, gjysmën e majdanozit të grirë, pak kripë dhe piper. Nxehni vajin në një tigan më të madh dhe hidhni përzierjen e përgatitur. Piqeni për disa minuta, derisa omëleta të fillojë të mpikset.

Përzieni tonin, specin dhe qepët e njoma, pastaj shpërndajeni mbushjen mbi njërën gjysmë të omëletës. Paloseni me gjysmën tjetër dhe vazhdoni pjekjen edhe dy deri në tre minuta. Lajini dhe prijini perimet për sallatë, rregullojini me vaj ulliri dhe kripë, pastaj shërbejini pranë omëletës së ngrohtë. Para servirjes, spërkateni me pjesën e mbetur të majdanozit të freskët.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.