KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

GTA 6 del pa disk fizik? Lajme të këqija për PS5 dhe Xbox

GTA 6 del pa disk fizik? Lajme të këqija për PS5 dhe Xbox

Një raport i ri ka sqaruar paqartësitë e fundit rreth versionit fizik të lojës shumë të pritur Grand Theft Auto VI (GTA 6).

Pavarësisht disa pretendimeve se loja do të merrte një version në disk pas lansimit, thuhet se nuk ka plane që GTA 6 të prodhohet në formë disku fizik.

Sipas raportimeve, edicioni “fizik” i lojës do të jetë vetëm një kuti që përmban një kod për shkarkim digjital, dhe jo një disk Blu-ray me lojën brenda.

Kjo ka zhgënjyer shumë lojtarë dhe koleksionistë që preferojnë kopjet fizike të lojërave, pasi një version i tillë nuk lejon rishitjen apo huazimin tradicional të diskut.

GTA 6 pritet të dalë më 19 nëntor 2026 për konzolat PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S. Loja konsiderohet një prej titujve më të pritur në historinë e industrisë së video-lojërave dhe vendimi për të hequr dorë nga disku fizik shihet si një tjetër hap drejt kalimit të plotë të industrisë në shpërndarjen digjitale.

Kjo nuk është hera e parë që kompanitë e lojërave largohen nga mediat fizike, por rasti i GTA 6 ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të popullaritetit të jashtëzakonshëm të serisë. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.