Close Menu
    LEXO GJITHASHTU

    LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

    September 20, 2026

    Penelope Cruz shfaqet elegante në premierën e “The Invite”

    September 20, 2026

    “Kishte pak urrejtje”, Jose Mourinho përmend derbin që e ka lënë të befasuar

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) Instagram
    LEXO:
    • LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare
    • Penelope Cruz shfaqet elegante në premierën e “The Invite”
    • “Kishte pak urrejtje”, Jose Mourinho përmend derbin që e ka lënë të befasuar
    • SHBA alarmon qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme pas sulmeve Houthi ndaj Arabisë Saudite
    • Nga infeksionet te pagjumësia – Havushe Bunjaku tregon cilat bimë përdor “99 Lule” dhe për çfarë shërbejnë
    • Analizë, statistikë, formacionet e mundshme të derbit të rivalëve të urryer Atletico – Real Madrid
    • Moska përballet me sulmin më të madh me dronë
    • Kurti nga Staten Island: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
    • Rreth nesh
    • Na kontaktoni
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Korrekt PressKorrekt Press
    Na ndiqni
    Sunday, September 20
    • Ballina
    • Lajme

      Penelope Cruz shfaqet elegante në premierën e “The Invite”

      September 20, 2026

      Shoferi arratiset nga kontrolli policor, vetura përfundon e aksidentuar

      September 20, 2026

      Sulmoi nusen, arrestohet një grua në Malishevë

      September 20, 2026

      Përleshje në Prizren, lëndohet një polic dhe arrestohen katër persona

      September 20, 2026

      Mosmarrëveshje mes vjehrrës dhe resë në Prishtinë, dy të dyshuarat shoqërohen në polici

      September 20, 2026
    • Bota
    • Sport
    • Zgjedhjet

      Hapen qendrat e votimit në Saksoni-Anhalt, ndërsa AfD parashikohet të fitojë zgjedhjet shtetërore

      September 6, 2026

      KDI mirëpret vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e dispozitave të kundërligjshme në Rregulloren e KQZ-së për Vëzhguesit e Zgjedhjeve

      August 3, 2026

      KQZ pritet të certifikojë më 8 korrik rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

      July 7, 2026

      Kurti: Pas certifikimit të rezultateve do të nisim diskutimet për formimin e institucioneve të reja

      June 24, 2026

      Kurti: Posa të certifikohen rezultatet, fillojmë komunikimet me partitë politike

      June 23, 2026
    • Moti

      Diell e vranësira, pasdite priten reshje shiu dhe rrufe

      September 20, 2026

      Super El Nino po merr fuqi – kur priten reshjet e para të borës?

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, vranët me reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në fundjavë, vranësira e vende-vende reshje shiu

      September 19, 2026

      Moti në Shqipëri, reshje të izoluara shiu

      September 18, 2026
    • Video
    • Showbiz
    Korrekt PressKorrekt Press
    Home » Vala e të nxehtit përfshin Evropën Lindore, temperaturat deri në 44 gradë – Hungaria, Sllovenia dhe Kroacia nën alarm

    Vala e të nxehtit përfshin Evropën Lindore, temperaturat deri në 44 gradë – Hungaria, Sllovenia dhe Kroacia nën alarm

    korrektpressBy korrektpressJune 30, 2026 Hungaria 2 Mins Read
    Vala e të nxehtit përfshin Evropën Lindore, temperaturat deri në 44 gradë - Hungaria, Sllovenia dhe Kroacia nën alarm
    Vala e të nxehtit përfshin Evropën Lindore, temperaturat deri në 44 gradë - Hungaria, Sllovenia dhe Kroacia nën alarm
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

    Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Evropën Lindore dhe Ballkanin, me temperatura që në disa zona pritet të afrohen deri në 44 gradë Celsius.

    Rekorde të reja të temperaturave janë regjistruar në disa vende, ndërsa meteorologët paralajmërojnë se pas vapës ekstreme priten stuhi, breshër dhe reshje të dendura.

    Hungaria është ndër vendet më të goditura nga vala e të nxehtit. Në Budapest temperaturat kanë kaluar 42 gradë Celsius, duke shënuar një nga ditët më të nxehta të regjistruara në vend.

    Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për rrezik të lartë nga temperaturat ekstreme, ndërsa qytetarëve u është bërë thirrje të shmangin qëndrimin e gjatë në diell dhe aktivitetet fizike në orët më të nxehta.

    Vapa ka sjellë edhe pasoja në sektorin energjetik. Rritja e temperaturës së lumit Danub ka ndikuar në funksionimin e centralit bërthamor të Pakshit, i cili përdor ujin e lumit për ftohje. Për të garantuar furnizimin me energji, autoritetet hungareze kanë marrë masa të posaçme, raporton index.hr.

    Në Kroaci, vala e të nxehtit ka sjellë temperatura jashtëzakonisht të larta. Në Split është regjistruar një rekord i ri absolut, me 39.2 gradë Celsius, ndërsa shërbimi meteorologjik kroat (DHMZ) ka paralajmëruar se pas ditëve me vapë ekstreme priten ndryshime të menjëhershme të motit, me stuhi, erëra të forta dhe mundësi për breshër.

    Meteorologët paralajmërojnë se ndryshimi i motit mund të jetë i vrullshëm, veçanërisht në pjesët veriore dhe bregdetare të vendit, ku kontrasti mes temperaturave shumë të larta dhe masave më të ftohta ajrore mund të krijojë kushte për stuhi të fuqishme.

    Edhe Sllovenia është përfshirë nga vala e nxehtësisë që ka prekur rajonin.

    Temperaturat e larta janë shoqëruar me paralajmërime për rrezik nga nxehtësia, ndërsa meteorologët kanë bërë të ditur se pas periudhës së thatë dhe të nxehtë priten përkeqësime të motit, me reshje të rrëmbyeshme dhe stuhi lokale.

    Situata është veçanërisht e rëndë në Rumani, ku në disa pjesë të vendit temperaturat kanë arritur deri në 44 gradë Celsius, duke shkaktuar shqetësime për shëndetin e qytetarëve dhe përballimin e kushteve ekstreme të motit.

    Ekspertët theksojnë se vala aktuale e të nxehtit është pjesë e një tendence më të gjerë të verave gjithnjë e më të nxehta në Evropë, me temperatura ekstreme që po bëhen më të shpeshta dhe më intensive. /Telegrafi/

    TË TJERA

    Super El Nino po merr fuqi – kur priten reshjet e para të borës?

    “Shtyhet” procesi i integrimit të Malit të Zi në BE, pesë shtete kërkojnë pauzë

    “Të gjithë të barabartë para ligjit”, arrestohet një ndër njerëzit më të pasur në Hungari- aleat i Orbanit

    I dënuari me 25 vjet burg pranon krimet në Bosnje, Gjykatës së Hagës i kërkon lirimin: Krimet nuk i kryejnë popujt, por individët

    MPJ-ja e Kroacisë: Kosova ishte viktimë e represionit dhe krimeve të rënda të regjimit të Millosheviqit

    Raportuesi evropian për Serbinë, Picula: Vuçiqi e përcolli një kriminel lufte me nderime shtetërore, tjetrin e ka partner politik

    Hungaria ndryshon rregullat e birësimit, hapet rruga për beqarët dhe çiftet e të njëjtës gjini

    LEXO GJITHASHTU

    LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare

    September 20, 2026

    Penelope Cruz shfaqet elegante në premierën e “The Invite”

    September 20, 2026

    “Kishte pak urrejtje”, Jose Mourinho përmend derbin që e ka lënë të befasuar

    September 20, 2026

    SHBA alarmon qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme pas sulmeve Houthi ndaj Arabisë Saudite

    September 20, 2026
    TË TJERA

    Nga infeksionet te pagjumësia – Havushe Bunjaku tregon cilat bimë përdor “99 Lule” dhe për çfarë shërbejnë

    September 20, 2026

    Analizë, statistikë, formacionet e mundshme të derbit të rivalëve të urryer Atletico – Real Madrid

    September 20, 2026

    Moska përballet me sulmin më të madh me dronë

    September 20, 2026
    Facebook X (Twitter) TikTok Instagram YouTube

    LAJME

    • Zgjedhjet
    • BB VIP Kosova
    • BB VIP Albania
    • Moti në Kosovë
    • Moti në Shqipëri

    SPORTI

    • La Liga
    • Premier League
    • Serie A
    • Ligue 1
    • Superliga e Kosovës
    • Supeerliga e Turqisë

    TË TJERA

    • Lajme
    • Policia e Kosovës
    • Prishtina
    • Bashkimi Evropian
    • Inteligjenca Artificiale

    Subscribe për të gjitha lajmet

    Merrni lajmet i pari

    © 2026 Korrekt Press.
    • Privacy Policy
    • Terms
    • Accessibility

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.