Nexus Festival vjen për herë të parë në Viti si një festival i dedikuar muzikës elektronike, duke bashkuar artistë vendorë dhe ndërkombëtarë me mijëra adhurues të këtij zhanri. I organizuar nga Nexus Experiences Sh.P.K., festivali synon të krijojë një përvojë të plotë verore, ku muzika, atmosfera dhe argëtimi bëhen pjesë e të njëjtit destinacion.
Gjatë tri ditëve të festivalit, vizitorët nga Kosova, diaspora dhe rajoni do të kenë mundësi të ndjekin performanca live, DJ set-e dhe aktivitete të ndryshme në një ambient të organizuar me zona relaksi, hapësira gastronomike dhe përvoja interaktive.
Detajet
Data: 23–25 korrik 2026
Koha: 16:00 – 06:00
Vendndodhja: Viti
Programi?
Programi i Nexus Festival përfshin:
- Hapjen zyrtare dhe mirëseardhjen e pjesëmarrësve
- Performanca muzikore dhe DJ set-e
- Artistë vendorë dhe ndërkombëtarë të muzikës elektronike
- Zona relaksi
- Food & Drink Zone
- VIP Zone
- Aktivitete promocionale dhe përvoja interaktive për vizitorët
- Performancat finale dhe mbylljen zyrtare të festivalit
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të përjetuar një festival të muzikës elektronike me artistë vendorë dhe ndërkombëtarë
- Për të shijuar atmosferën verore së bashku me mijëra pjesëmarrës
- Për të njohur njerëz të rinj dhe për të ndarë pasionin për muzikën elektronike
- Për të përfituar nga zonat e relaksit, Food & Drink Zone dhe VIP Zone
- Për të qenë pjesë e një prej festivaleve më të mëdha verore të muzikës elektronike në Kosovë
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:
Biletat mund të blihen online përmes faqes zyrtare nexus-xp.net dhe partnerit Rave Travel. Nga 1 korriku 2026, ato do të jenë në dispozicion edhe në pikat e autorizuara të shitjes në Kosovë.
Çmimi i biletës: 39 euro.
Festivali është i dedikuar për persona 18+, me kapacitet deri në 5,000 pjesëmarrës në ditë. Në dispozicion do të jenë parkingu, VIP Zone dhe Food & Drink Zone gjatë gjithë festivalit. Eventi do të zhvillohet në gjuhën shqipe dhe angleze.
Kontakt:
Instagram:
https://www.instagram.com/nexus.experiences
