KORREKT / SOT28 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Konfirmohet lëndimi i Vedat Muriqit – ylli i Kosovës mungon në përballjen ndaj Gornik Zabrzes në Ligën e Kampionëve

Konfirmohet lëndimi i Vedat Muriqit – ylli i Kosovës mungon në përballjen ndaj Gornik Zabrzes në Ligën e Kampionëve

Fenerbahce, e cila po vazhdon përgatitjet për sezonin e ri në kampin stërvitor në Topuk Yaylasi, ka marrë një tjetër lajm jo të mirë pasi ka konfirmuar lëndimin e sulmuesit të ri të skuadrës, Vedat Muriqi.

Sulmuesi kosovar ndjeu dhimbje muskulore gjatë një seance stërvitore dhe u detyrua të largohej nga fusha me barelë, duke ngritur menjëherë shqetësime në kampin e klubit turk.

Pas ekzaminimeve mjekësore dhe rezonancës magnetike, Fenerbahce bëri të ditur se Muriqi ka pësuar një çarje të pjesshme në muskulin e pjesës së poshtme të këmbës së djathtë.

“Vedat Muriqi iu nënshtrua një rezonance magnetike. Pas vlerësimit nga ekipi ynë mjekësor, u konstatua një çarje e pjesshme në muskulin e pjesës së poshtme të këmbës së djathtë dhe ka nisur procesi i trajtimit dhe rehabilitimit të lojtarit”, thuhej në njoftimin e klubit.

Sipas raportimeve “Fanatik”, 32-vjeçari pritet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën katër javë.

Kjo do të thotë se Muriqi me shumë gjasa do të humbasë të dy ndeshjet e Fenerbahces në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve ndaj Gornik Zabrzes, duke përbërë një goditje të rëndësishme për planet e klubit në prag të sezonit të ri./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.