Këngëtarja e njohur nga Gjilani, Genta Ismajli dhe partneri i saj, biznesmeni turk Huseyin Usta, kanë kaluar një periudhë largësie për shkak të angazhimeve të tyre profesionale dhe jetesës në vende të ndryshme.
Megjithatë, pavarësisht distancës, ata vazhdojnë të mbeten një nga çiftet më të komentuar dhe të ndjekur nga publiku.
Gjatë kësaj kohe, Huseyin ka ndarë në rrjetet sociale një moment të veçantë familjar, duke publikuar një fotografi të partneres së tij me fëmijët e tyre binjakë.
Foto: Instagram
Në përshkrimin e postimit, ai ka shprehur mallin dhe emocionet për ribashkimin e afërt me familjen, duke theksuar se dita kur do të jenë sërish bashkë është shumë pranë.
Mesazhi i tij i ndjerë ka treguar edhe një herë rëndësinë që familja ka në jetën e tyre, pavarësisht distancës dhe sfidave të përkohshme.
Dyshja u bënë prindër për herë të parë në vitin 2022, të binjakëve një vajze dhe një djali.
Megjithatë, ata janë bashkë prej shumë vitesh si një nga çiftet që i ka rezistuar kohës. /Telegrafi/
