KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Ndalohet një person nga Shkupi, kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg prej shtatë vite e një muaj

Ndalohet një person nga Shkupi, kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e dënimit me burg prej shtatë vite e një muaj

MPB Maqedoni njofton se më 29.06.2026, në orën 20:00, në fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, nëpunësit policorë të Njësitit të Policisë Intervenuese pranë SPB Shkup e privuan nga liria S.Sh. (29) nga Shkupi.

“Më parë, në Qendrën e Azilit në Vizbeg, ai ishte sjellë në mënyrë agresive dhe e kishte kërcënuar një grua me një send të mprehtë, pas çka ishte larguar nga vendi i ngjarjes me automjet taksi. Shumë shpejt, pas marrjes së masave, automjeti është ndaluar, personi është privuar nga liria, ndërsa gjatë kontrollit i është gjetur dhe sekuestruar një thikë”.

“Gjatë marrjes së masave dhe verifikimit në evidencën operative, ishte konstatuat se S.Sh. kërkohej me urdhër gjykate për vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit me burg prej shtatë vjet e një muaj. Personi është shoqëruar në Institucionin Ndëshkues-Përmirësues – Burgu i Idrizovës për vuajtjen e dënimit”, thonë nga MPB.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.