KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

“Paraguai nuk dorëzohet kurrë!” – Presidenti shpall festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë

“Paraguai nuk dorëzohet kurrë!” – Presidenti shpall festë kombëtare pas fitores historike ndaj Gjermanisë

Paraguai shkaktoi një nga surprizat më të mëdha të Kupës së Botës 2026 pasi eliminoi Gjermaninë në fazën e 1/16 së finales me rezultat 1-1 (4-3 pas penalltive).

Përfaqësuesja paraguaiane u bë skuadra e parë në histori që arrin ta mposhtë Gjermaninë në një seri penalltish në një ndeshje të Kupës së Botës, duke shkruar një kapitull të ri në historinë e futbollit të vendit.

Pak pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, presidenti i Paraguait, Santiago Pena Palacios, bëri një njoftim të veçantë për qytetarët e vendit.

Ai konfirmoi se dita e martë, 30 qershor 2026, do të shpallet festë kombëtare në Paraguai, si mënyrë për të festuar këtë triumf historik ndaj gjermanëve.

“Paraguai nuk dorëzohet kurrë! Festë, për hir të Zotit!!”, shkroi presidenti në një postim në rrjetet sociale.

Fitorja ndaj Gjermanisë ka shkaktuar festime të mëdha në të gjithë vendin, ndërsa Paraguai vazhdon ëndrrën e tij në Kupën e Botës 2026 me kalimin në fazën e 1/8 së finales./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.