KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Sërish alarm për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfirmuar se mëngjesin e sotëm ka pranuar një informatë për një mjet të dyshuar shpërthyes në hapësirat e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë, me ç’rast janë ndërmarrë masa të menjëhershme sigurie.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, ka bërë të ditur për Telegrafin se informacioni është pranuar rreth orës 08:00.

“Rreth orës 08:00, kemi pranuar një informatë për mjet shpërthyes në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë”, ka deklaruar Pllana.

Ai ka njoftuar se, menjëherë pas pranimit të informacionit, policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për garantimin e sigurisë në zonë.

“Menjëherë policia ka ndërmarrë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, ka shtuar ai.

Policia nuk ka bërë të ditura ende detaje shtesë lidhur me natyrën e rastit, ndërsa njësitet kompetente po vazhdojnë veprimet në terren. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.