Holanda u eliminua nga Kupa e Botës 2026 pasi u mposht nga Maroku me rezultat 1-1 (3-2 pas penalltive) në ndeshjen e fazës së 1/16 së finales.
Përfaqësuesja holandeze u paraqit me një qasje tejet mbrojtëse, duke mbajtur vetëm 30 për qind të posedimit të topit dhe duke mos arritur të ushtrojë presion të konsiderueshëm ndaj repartit defensiv të marokenëve.
Taktikat e Ronald Koemanit kanë marrë kritika të forta nga Zlatan Ibrahimovic, i cili u shpreh i zhgënjyer me mënyrën se si trajneri holandez e përgatiti skuadrën për këtë sfidë.
“Unë mendoj se kjo humbje është faji i Koemanit, sepse nuk e njoha këtë ekip të Holandës”.
“Ai humbi me një identitet që nuk është identiteti holandez dhe kjo më zemëron. Humb me identitetin tënd… sepse ai është ai që je”, deklaroi Ibrahimovic për Fox.
Koemani vendosi të përdorte një sistem më të kujdesshëm me pesë mbrojtës, një zgjedhje që devijoi nga stili tradicional sulmues i Holandës, por trajneri mbrojti vendimin e tij edhe pas eliminimit nga turneu.
Disfata ndaj Marokut bëri që Holanda të regjistrojë një tjetër zhgënjim nga pika e bardhë, pasi tashmë ka humbur tetë nga dhjetë seritë e penalltive në historinë e saj./Telegrafi/
