KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Labinot Rexha njofton arritjen e rëndësishme akademike – i njihet diploma e masterit në Psikologji në Zvicër

Labinot Rexha njofton arritjen e rëndësishme akademike – i njihet diploma e masterit në Psikologji në Zvicër

Këngëtari Labinot Rexha ka ndarë me ndjekësit një moment të veçantë nga jeta e tij, duke bërë të ditur se i është njohur diploma e masterit në Psikologji në Zvicër.

Ai ka njoftuar se tashmë mban titullin Psikolog (MSc), pas një rruge të gjatë studimesh, përkushtimi dhe sfidash akademike.

Rexha ka theksuar se procesi nuk ka qenë i lehtë, duke përfshirë studime të vazhdueshme, kurse shtesë në Zvicër dhe arritjen e gjuhës frënge në nivelin B2.

Më poshtë postimi i plotë i ndarë në Instagram (pa ndërhyrje):

“Sot një nga ditët më të veçanta të jetës sime

Pas një rruge të gjatë me shumë punë, sakrifica dhe përkushtim, më është njohur diploma ime në Zvicër në fushën e Psikologjisë (Master).

Nga sot mbaj me krenari titullin Psikolog (MSc)

Ky rrugëtim nuk ka qenë i lehtë: studime të vazhdueshme, kurse shtesë në Zvicër dhe arritja e gjuhës frënge në nivel B2 (DELF).

Faleminderit të gjithëve që më keni mbështetur gjatë kësaj rruge. Ky është vetëm fillimi”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.