KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Japonia ishte pranë surprizës, por Brazili triumfon në fund dhe kalon tutje

Japonia ishte pranë surprizës, por Brazili triumfon në fund dhe kalon tutje

Brazili ka siguruar një vend në 1/8 e Kupës së Botës 2026, pasi përmbysi Japoninë me rezultat 2-1 në një ndeshje dramatike të vendosur në minutat shtesë të kohës së rregullt.

Japonia e mbylli pjesën e parë në epërsi falë një supergoli të Kaishu Sanos në minutën e 29-të, duke shokuar brazilianët dhe duke i lënë në disavantazh pas 45 minutave të para.

Në pjesën e dytë, Brazili reagoi fuqishëm dhe krijoi disa raste të mira që në minutat e para.

Portieri Zion Suzuki ishte protagonist me pritje të shkëlqyera ndaj Bruno Guimarães dhe Casemiros, por nuk mundi të shmangte golin e barazimit.

Në minutën e 56-të, Casemiro shfrytëzoi një krosim të Gabrielit dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë për rezultatin 1-1.

Pas golit, “Seleçao” vazhdoi të ushtrojë presion, ndërsa Vinicius Junior ishte shumë pranë përmbysjes në minutën e 59-të, por goditja e tij u ndal nga Zion Suzuki, i cili e devijoi topin në shtyllë me një pritje spektakolare.

Megjithatë, kur gjithçka po shkonte drejt vazhdimeve, Brazili gjeti golin e shumëpritur në minutat shtesë të kohës së rregullt, duke kompletuar përmbysjen e madhe ndaj Japonisë dhe duke fituar 2-1, me Martinellin që gjeti rrjetën .

Me këtë fitore dramatike, “Seleçao” siguron kualifikimin në 1/8 e Kupës së Botës 2026, ndërsa Japonia eliminohet pas një paraqitjeje shumë të mirë, por pa arritur ta ruajë epërsinë deri në fund. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.